Rrok Logu: bashkëpunim mes Vatikanit e Shqipërisë për të njohur monumentet kulturore
Ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zoti Rrok Logu, në cilësinë
e Përgjegjësit të Zyrës së Komitetit Shtetëror të Shqipërisë për Kultet, në mikrofonin
e radio Vatikanit flet për vizitën e tij në Vatikan të martën e kaluar, me Zëvendës
Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, Mons. Antoine Camilleri.
Së bashku me kryetarin e të njëjtit Komitet, Ilir Hoxholi dhe drejtoreshën e përgjithshme
të agjencisë kombëtare të turizmit pranë Ministrisë së zhvillimit urban, Julinda Dhame,
Rrok Logu nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës
së Shqipërisë, siç dëshmojnë edhe disa marrëveshje në fusha të ndryshme nënshkruar
mes dy Shteteve. Është koha, pohon mes tjerash, ambasadori Logu, që marrëveshjen me
Selinë e Shenjtë të realizohen përmes nisma konkrete, si për shembull në fushën e
turizmit fetar e kulturor në Shqipëri, që do t’i ofronte Vendit tonë një rast të veçantë
për shpalosjen e vlerave e monumenteve të lashta që ka. Po më tepër të dëgjojmë
intervistën e dom David Gjugjës me zotin Rrok Logu...