2014-11-20 11:38:36

Papa FAO-s: të uriturit në botë kërkojnë dinjitet, jo lëmoshë


“Sot flitet shumë për të drejtat, duke harruar shpesh detyrimet; ndoshta jemi shqetësuar tepër pak për ata njerëz që vuajnë nga uria”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku në fjalën e tij në gjuhën spanjolle në konferencën e Fao-s mbi ushqimin. “Pastaj është e dhimbshme të konstatosh që lufta kundër urisë dhe ushqimit pengohet nga ‘prioriteti i tregut’, nga ‘epërsia e fitimit’, që kanë reduktuar ushqimin në një treg çfarëdo, nënshkruar spekulimeve, edhe atyre financiare. E ndërsa flitet për të drejta të reja, i urituri është aty, në qoshe të rrugëve, e kërkon të drejtën e qytetarisë, kërkon të konsiderohet në gjendjen e tij në të cilën gjendet, kërkon të marr ushqimin e domosdoshëm të shëndosh. Kërkon nga ne dinjitet, jo lëmoshë”, tha Papa Bergoglio mes duartrokitjeve të të pranishmëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.