2014-11-20 11:58:45

Fao: Papa, dyshimet reciproke prishin marrëdhëniet mes Shteteve


Jetojmë në një epokë në të cilën marrëdhëniet mes kombeve tepër shpesh prishen nga dyshimi i anasjelltë, që nganjëherë shndërrohet në armiqësi mes vëllezërve dhe refuzon apo flakë larg atë që veç është i përjashtuar”. Ky është denoncimi që Papa Françesku bëri në fjalimin e tij energjik shqiptuar sot paradite në selinë e organizmit botëror për ushqim në Romë, FAO. Për Papën, atmosferën aktuale të tensionuar ndërmjet Shteteve e paguajnë shtrenjtë të varfrit. Këtë e di mirë – tha Ati i Shenjtë Bergoglio – ai që nuk e ka bukën e përditshme dhe punën e denjë”. Sipas Papa Françeskut, “kjo është fotografia e botës, ku duhen pranuar kufizimet e përcaktuara që bazohen mbi sovranitetin e çdonjërit përtej Shteteve, nënkuptuar si absolute, e mbi interesat kombëtare, shpesh të kushtëzuara nga grupe të vogla që mbajnë pushtetin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.