50 vjet ekumenizëm. Kardinali Koch: të rilexojmë Unitatis Redintegratio
Që të martën e kaluar vijojnë punimet e Asamblesë plenare të Këshillit Papnor për
Bashkimin e të Krishterëve, e cila sivjet kremton 50-vjetorin e Dekretit Konciliar
mbi ekumenizmin Unitatis Redintegratio, shpallur më 21 nëntor 1964. Përvjetori
do të kremtohet sot me Lutjet mbrëmësore në Bazilikën romake të Shën Palit jashtë
Mureve e nesër, me një konferencë në Universitetin Papnor Gregorian, ku do të jenë
të pranishëm përfaqësuesit e Kishës katolike, ortodokse, batiste, luterane e apostolike
armene. Intervistuam, me këtë rast, kardinalin Kurt Koch, kryetar i dikasterit:
Përgjigje:
- Ja, am 21. November sind es 50 Jahre her seit das Ökumenismusdekret des….
Po, kremtimi është, natyrisht, rast i mirë për t’u kthyer, para së gjithash, tek ky
tekst: për ta lexuar e rilexuar, parë me sytë aktualë. E pastaj edhe për të pyetur
cili është caku i lëvizjes ekumenike, ku mund të gjinden parimet, sfidat dhe zhvillimet
e tij pozitive. Kemi parashikuar tre lexime të ndryshme të këtij teksti: një katolik,
një lindor e një tjetër, perëndimor, për të kuptuar si lexohet sot Dekreti e cilat
mund të jenë udhët, ku mund të ecim në të ardhmen.
Pyetje: - Mendimet
tuaja personale lidhur me dialogun ekumenik në përgjithësi, si me Kishat lindore,
ashtu edhe me ato perëndimore?
Përgjigje: -Ja, da muss man sehr
unterscheiden, weil der Einheitsrat ja von Anfang an… Duhet bërë në dallim serioz.
Që në fillim, Këshilli Papnor për Bashkimin e të Krishterëve u konceptua në dy seksione.
Në seksionin lindor shkrihen në një, dy dialogë të mëdhenj. Ai me të gjitha Kishat
e lashta ortodokse lindore (siriake, apostolike armene, kopte, etiopike) që u ndanë
nga Kisha mëmë në shekullin V pas Koncilit të Kalçedonisë, e në këtë drejtim jemi
në udhë të mbarë. Në këtë Komision ndjehet një atmosferë premtuese. Dialogu tjetër
i madh zhvillohet me të gjitha Kishat e tjera ortodokse; edhe këtu, në të vërtetë,
në dhjetëvjetorin e parë, nga viti 1980 në 1990, patëm progres të madh e arritëm në
miratimin e çështjeve themelore si mirëkuptimi në Kishë, Sakramentet e shërbesa.
Por duhet vërejtur se kjo periudhë u pasua nga një krizë e madhe. Ndryshimet, që u
bënë në Evropë më 1989, nuk patën ndonjë ndikim të madh pozitiv për ekumenizmin, sepse,
me kthesën e madhe, dolën nga fshehtësia kishat katolike-lindore - Kisha greko-katolike,
posaçërisht në Ukrainë, Rumani, Transilvani – që ishin ndaluar nga Stalini e gjithë
kjo rizgjoi akuzat e lashta të uniatizmit e të prozelitizmit e kështu, në vitin 2000,
arritëm në mbylljen e këtij dialogu. Më pas, në vitin 2006, e rifilluam dialogun
në Beograd, e pastaj, edhe në vitin 2007, me dokumentin e famshëm të Ravenës. E, që
asokohe punojmë rreth parisë së Ipeshkvit të Romës. Nuk është çështje e thjeshtë për
t’u trajtuar e dialogu ndërpritet vazhdimisht. Po unë jam i bindur se në këtë udhë
mund të ecim gjithnjë përpara.