2014-11-18 16:37:19

Vikariati i Stambollit, vizita e Papës në Turqi moment historik


“Një moment historik”: kështu Vikariati i Kishës Katolike të ritit latin në Stamboll e përcakton udhëtimin e ardhshëm apostolik të Papa Françeskut në Turqi, nga 29 deri më 30 nëntor. “Vizita e Atit të Shenjtë përkon me traditën e nderuar”, nënvizohet, duke kujtuar fjalët e Patriarkut Bartolomeot I: “Duam të punojmë me intensitet e së bashku, për kauzën e shenjtë të bashkimit të plotë në Krishtin”. Pritet shumë nga deklarata e përbashkët e Papës dhe Patriarkut Ekumenik, “për të inkurajuar përpjekjet e dialogut ekumenik bilateral” ndërmjet të krishterëve katolikë e ortodoksë.







All the contents on this site are copyrighted ©.