2014-11-18 18:39:16

Papa takon Presidentin e Senegalin: prioritet impenjimi për paqe


Papa Françesku priti sot në audiencë Macky Sall, Presidentin e Republikës së Senegalit. Gjatë bisedimeve, njofton Salla e Shtypit të Vatikanit, “janë përmendur marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Selisë së Shenjtë e Senegalit”, duke nënvizuar, mes tjerash, “kontributin e rëndësishëm që Kisha katolike ofron në fusha të ndryshme të edukimit e të shëndetësisë, si impenjimi bujar shumë i vlerësuar në favor të paqes e të pajtimit kombëtar”. Së fundi, “nuk mungoj as shkëmbimi i vështrimeve të dy palëve rreth disa temave me interes ndërkombëtar, me një referim të veçantë ndaj situatës e krizës aktuale në Rajon”. Pas takimit me Papa Françeskun, presidenti Sall u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin, shoqëruar nga sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mamberti.







All the contents on this site are copyrighted ©.