2014-11-17 16:31:23

Papa pret Ambasadorin e ri të Turqisë pranë Selisë së Shenjtë


Papa Françesku priti sot në audiencë në Vatikan Ambasadorin e ri të Turqisë pranë Selisë së Shenjtë, Mehmet PAÇACI, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Diplomati turk prej kohësh bashkëpunon në përgatitjen e udhëtimit apostolik të Papës Françeskut në Turqi, në program nga data 28 deri më 30 nëntor.
Ambasadori i ri i Turqisë pranë Selisë së Shenjtë, Mehmet PAÇACI, lindi në Bolu më 11 shtator 1959. Është i martuar e ka tre fëmijë. Ka doktoruar në Teologji në Universitetin e Ankarasë (1989) e ka punuar si Profesor i Teologjisë pranë të njëjtit Universitet(1991-2008). Ka kryer detyrën e Këshilltarit për çështjet fetare e shërbimet sociale pranë Ambasadës turke në Uashington (2008-2011). Nga 2011 është Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit për marrëdhëniet e jashtme pranë Zyrës presidenciale për Çështjet fetare.
Pra, së shpejti Ati i Shenjtë Bergoglio do të shkon në Turqi. Ky udhëtim apostolik - pohoi drejtori i sallës së shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi - vihen në vazhdën e traditës së udhëtimeve të Papëve në Turqi, në Stamboll e në Patrikanën e Kostandinopojës. Është mirë të kujtojmë edhe Gjonin XXIII. Papa Shën Gjoni III ka qenë në Turqi 10 vjet, prandaj është shumë i dashur në Turqi, edhe ia e ka dashur Turqinë shumë....Ja pra, në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë e Turqisë Gjoni XXIII është shumë i rëndësishëm. E pastaj, siç e dimë, kanë qenë edhe Papët e tjerë. Ka qenë Papa Pali VI, më 1967, pastaj ka qenë Papa Gjon Pali II më 1979 e Benedikti XVI më 2006. Ja, pra, tre paraardhës të Atit Shenjtë Françesku kanë bërë udhëtimet e tyre në Turqi e vizituar Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.
Kemi disa elemente që karakterizojnë udhëtimin e ardhshëm të Papës në Turqi. Është natyrisht vëmendja ndaj Vendit mikpritës, pra për situatën në të cilën Turqia gjendet në Lindje të Mesme; kemi dialogun ndërfetar, sepse Turqia është Vend me shumicë të madhe myslimane; kemi një bashkësi të vogël katolike me një histori të lashtë e të rëndësishme e cila, si përherë kur Papa udhëton, vihen në qendër të vëmendjes e inkurajohet dhe vizitohet; pastaj siç dihet, në Turqi gjendet selia e Patriarkanës ekumenike me Patrikun Bartolomeun me të cilin prej kohësh ekziston dialogu i një miqësie vëllazërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.