2014-11-17 12:40:31

Gjuha arbëreshe kërkon qytetarinë në Itali. Intervistë me z. Neritan Ceka


Të premten e kaluar u mbajt në Romë një takim për të diskutuar mbi mundësitë e zbatimit të ligjit italian mbi pakicat gjuhësore, ndër të cilat edhe arbëreshët. Juristë, intelektualë, arbëreshë e profesorë shqiptarë e italianë vunë në dukje se 15 vjet pas miratimit të ligjit, në shkollat e zonave ku banojnë arbëreshë, si në Sicili, Kalabri e gjetiu, nuk mësohet gjuha amë, ose mësohet shumë pak. Kjo, për shkak të sistemit italian shkollor, që i lejon shkollat të vendosin në mënyrë të pavarur për lëndët e kurrikulumit të tyre, por edhe për impenjimin e paktë të të interesuarve në këtë drejtim. Shumë mund të bëjë Shqipëria, qeveria e së cilës e ka për detyrë të merret me gjendjen e pakicave shqiptare, shpërndarë nëpër botë. I këtij mendimi është ambasadori i Shqipërisë në Itali, z. Neritan Ceka, edhe ai i pranishëm në takim, gjatë të cilit dëshmoi për gjendjen e komunave e të fshtarave arbëreshe, pas një vit e gjysëm vizitash në to. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.