2014-11-16 17:35:43

Ati i Shenjtë hap bisedimet ndërfetare lidhur me burrin e gruan, parë si përplotësim i njëri-tjetrit


Fillojnë nesër, më 17 nëntor, në Vatikan, me fjalimin e Papës Françesku, bisedimet kushtuar temës: “Burri e gruaja përplotësojnë njëri-tjetrin”.
Takimi, i organizuar nga tre dikastere të Vatikanit: Kongregata për Doktrinën e Fesë dhe Këshillat Papnore për Familjen, Dialogun ndërfetar e Bashkimin e të krishterëve, do të zgjasë tri ditë.
Punimet do t’i hapë kardinali Gerhard Müller, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.
Bëhet fjalë për një mbledhje studiuesish e krerësh fetarë hebrenj, të krishterë, myslimanë e të feve të tjera, pohon komunikata e organizatorëve, për të propozuar sërisht bukurinë e bashkimit natyror të burrit me gruan, në martesë.










All the contents on this site are copyrighted ©.