2014-11-14 17:28:15

Roli i krishterimit dhe mbrojtja e ambientit në bisedimet e Papës me presidentin e Perusë


Roli i veçantë i krishterimit në formimin e identitetit të vendit dhe mbrojtja e ambientit ishin ndër temat e trajtuara gjatë bisedës së Papës Françesku me presidentin e Perusë, Ollanta Moisés Humala Tasso, i cili u prit sot në Vatikan. Në një notë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë sqarohet se pasi u fol për marrëdhëniet e mira dypalëshe, u theksua roli i krishterimit dhe kontributi i Kishës Katolike në favor të përparimit njerëzor, shoqëror e kulturor të popullsisë peruviane. Së fundi, Papa dhe presidenti shkëmbyen mendime mbi gjendjen politike e shoqërore të rajonit, duke nënvizuar përpjekjet për të favorizuar zhvillimin e gjithanshëm të njeriut dhe mbrojtjen e ambientit.







All the contents on this site are copyrighted ©.