Jezuiti Fune, Radio Vatikanit: kemi vulën e Krijuesit
“Jemi pjesë e Universit. Duhet të mendojmë se atomet e trupit tonë dikur qenë ndër
yje, më pas, këto yje shpërthyen, u formuan yje të tjera e kështu me radhë: dielli
ynë, planetet, e edhe ne, si pjesë e universit. Siç thoshte Karl Sagan, ky astronom
i famshëm agnostik: “ne jemi pluhur yjesh”. Jezuiti José Gabriel Funes, drejtor i
Observatorit vatikanas, e komentoi kështu, në mikrofonin e Radios sonë, arritjen e
sondës Philae, shkëputur nga sonda amë Rozeta, mbi një kometë.Mendoj se ne jemi pluhur
yjesh, por me frymën hyjnore, jemi krijesa të Hyjit, vijon atsronomi i Papës. Natyrisht,
gjatë kërkimeve shkencore vërehet një bukuri e jashtëzakonshme, që na çon tek bukuria
e Krijuesit, pastaj natyra ka ligjet e saj e ne kërkojmë t’i kuptojmë me kureshtje
të madhe: edhe kjo i jep shtytje përpara shkencës, ndërsa aftësia jonë për ta kuptuar
më mirë universin na kujton se jemi qenie shpirtërore, të pajisura me arsye. Kemi
mbi vete vulën e Krijuesit.