2014-11-14 16:33:24

Françesku do të jetë i katërti Papë që i flet Fao-s


Pas një jave, të enjten e ardhshme, më 20 nëntor, Papa Françesku do të shkojë në Fao, agjenci e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, me seli në Romë, për të marrë pjesë (e edhe për të folur) në Konferencën II Ndërkombëtare, kushtuar ushqimit, me temë: “Ushqim më i mirë, jetë më e mirë”(Better nutrition, better lives). Konferenca e dytë mbahet 22 vjet pas së parës, së cilës, siç kujton kanali Sismografi i internetit, i drejtoi fjalën e tij të fuqishme Shën Gjon Pali II (5 dhjetor 1992). E Papa Vojtila shkeli këtu edhe dy herë të tjera: më 12 nëntor 1979, me rastin e Konferencës së 20-të të Organizatës dhe më 16 nëntor 2009, me rastin e Takimit të rangut të lartë mbi ushqimin.
Faon e ka vizituar edhe Benedikti XVI, më 16 nëntor 2009, gjatë Takimit të rangut të lartë mbi sigurinë ushqimore, Konferenca e 36-të e përgjithme.
Papa i parë, që foli para Fao-s, qe Pali VI, më 16 nëntor të vitit 1970, me rastin e 25 vjetorit të Organizatës së OKB-së.Por, sipas lajmeve të fundit, që lexohen në faqet e internetit, Françesku ka mundësi të jetë i pari, që do të ndjekë edhe diskutimet e ditës: sipas stilit të tij, nuk do të kufizohet me mbajtjen e fjalimit, por do të marrë pjesë, si delegat i thjeshtë, në sesionin e punimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.