2014-11-13 11:54:53

Më 13 nëntor kalendari kujton Shën Nikollën I Papë


Papa Nikolla I, që e drejtoi Kishën katolike universale nga 24 prilli i vitit 858 deri më 13 nëntor 867, lindi në Romë në 20 vjetët e para të shekullit IX. Është e sigurt se u shugurua subdiakon nga Papa Sergji II, i cili papnoi nga viti 844 deri në vitin 847.
Ishte njeri me kulturë të gjithanshme, me personalitet të jashtëzakonshëm, me fe të gjallë. Prandaj u mirëprit si nga autoritetet shekullare, ashtu edhe nga Kisha e nga populli romak.
Gjatë papnisë së tij iu desh të ndeshej si me mbretërit, ashtu edhe me metropolitët e autoritetet politike e kishtare të Kostandinopojës për afirmimin e parisë papnore dhe për pranimin e epërsisë së Kishës në çështjet fetare, posaçërisht në zgjedhjen e ipeshkvijve.
Papa Nikolla I, që mendonte se njerëzit e Kishës nuk duhet të merrnin pjesë në qeverisjen e punëve të kësaj bote, vdiq më 13 nëntor 867 e u varros në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, para portave të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.