Më 12 nëntor kalendari kujton Shën Jozafatin, ipeshkëv e martir. Shën Jozafati
lindi në Vilnius të Lituanisë rreth vitit 1580 nga prindër ortodoksë. Rreth moshës
20 vjeçare u kthye në katolicizëm dhe hyri ndër rregulltarë bazilianë (1604), ku pas
pak kohe u zgjodh i parë, pastaj abat e, së fundi, kryeipeshkëv i Polozkut (1617).
Gjatë gjithë jetës së tij meshtarake ruajti ritin e Kishës Uniate, në harmoni
të plotë me Kishën e Romës. Për këtë, gjithnjë në harmoni me Romën, punoi pa pushim:
riorganizoi klerin e vendit, jetën rregulltare dhe sjelljet fetare. Ktheu në bashkimin
e Kishës aq shumë njerëz, sa të quhej nga të gjithë: “ Rrëmbyes shpirtrash”. Kundërshtarët
nisën ta urrenin për shkak të jetës së tij të shenjtë, e sidomos të apostullimit,
zhvilluar ndërmjet ortodoksëve të Rutenisë. Urrejtja e ortodoksëve të shkëputur
nga Kisha u thellua aq, sa një ditë i hynë të armatosur në banesën e argjipeshkvisë,
e mbytën mizorisht dhe trupin e tij e flakën në lumin e Dunës. (Viterbsk, Rusia e
Bardhë, 1623).