2014-11-10 14:09:36

Të krishterët në Evropë: në rrezik liria e ndërgjegjes dhe e shprehjes


Liria e të krishterëve është gjithnjë e më shumë në rrezik edhe në Perëndim. Denocimin e bën Lëvizja kishtare “Ndihmë për Kishën që vuan”, përmes Raportit të saj të 12-të mbi lirinë fetare në botë, paraqitur këto ditë në Romë. Në rrezik janë liria e ndërgjegjes dhe e shprehjes së mendimit, pikërisht në vendet me traditë të krishterë, ku lindën këto liri demokratike. Është kërcënim, që nuk po përceptohet ende si i tillë, sepse vijon të ecë përpara në emër të mbrojtjes së disa të drejtave të parashikuara, gjë çon në shkeljen e të tjerave, për të rënë, në fund të fundit, në intolerancë. Mbi situatën e Kontinentit të vjetër, intervistuam Martin Kugler, anëtar i Vëzhguesit mbi intolerancën dhe diskriminimin kundër të krishterëve në Evropë:
Përgjigje – The challenge we face as Christians in Europe is a double one. First, …Sfida që kemi përpara, si të krishterë në Evropë, është e dyfishtë. E para ka të bëjë me përjashtimin ose intolerancën shoqërore në shumë vende, me terma nga më të ndryshmet, sipas kulturës sunduese dhe mediave sunduese. Por gjithsesi, ekziston një prirje e ndjeshme në këtë drejtim. Problemi i dytë, që duhet zgjidhur, është përballimi i kufizimeve në nivel ligjor, ndërmjet të cilëve, liria e ndërgjegjes për të krishterët që punojnë në fushën e mjekësisë, ose liria e shprehjes, kur preken argumente si martesa, familja ose edukimi seksual, i drejtuar nga shteti. Të krishterëve u duhet të përballojnë jo vetëm intolerancën në rritje, por nganjëherë, deri kufizimet ligjore.

Pyetje: - A ka ndopak jehonë situata në Irak, Siri e vise të tjera, ku vijojnë persekutimet edhe kundër të krishterëve?

Përgjigje - We don’t speak about persecutions in Europe, because it is a completely …
Në Evropë nuk flasim për persekutim: problemi është krejtësisht i ndryshëm. Por, siç mësojmë nga vëllezërit e motrat tona në Irak, Iran e Siri, nuk mund të mos e vëresh lidhjen ndërmjet pasivitetit, mungesës së vetëdijes për atë, që quhet “liri fetare” në Evropë dhe problemeve, që duhet të përballojnë këta njerëz në viset e tyre. Në fakt, po të ishin sadopak më të vendour politikanët e Evropës, do ta vinin më shumë theksin mbi domethënien e ‘lirisë fetare’ e do të ishin paksa më të ashpër në politikat e tyre me vendet e tjera. Po jap vetëm një shembull: Bashkimi Evropian organizoi një takim në nivel ministrash të jashtëm, dy vjet më parë, për të folur për krimet e kryera kundër të krishterëve në Egjipt, në atë çast, vërtet dramatik, madje tragjik. Në vijim të këtij takimi deshën të botojnë një lloj rezolute, për të vendosur një farë politike të jashtme të përbashkët në mbarë Bashkimin Evropian, lidhur me çështjen e Egjiptit. Por më pas nuk munden ta përgatisin dokumentin e duhur, sepse u refuzua përdorimi i termit “të krishterët”. Për arsye të “politically correct” nuk u pranua të thuhet se janë vrarë “të krishterë”, ose se të krishterët po humbasin të drejtat sepse, sipas tyre, kështu mbronin parimin e barazisë ndërmjet feve. Kushdo që do ta lexonte këtë dokument, do vërente menjëherë se ministrat nuk qenë njëmendjeje as kur ishte fjala për të shprehur shqetësimet e tyre.

Pyetje: - Në ç’mënyrë mund të përmirësohet gjendja e të krishterëve në Evropë, si në nivelin fetar, ashtu edhe në atë politik?

Përgjigje - I see two chances for Christians in Europe. One chance is to be more alert …
Unë shikoj dy rrugë për të krishterët në Evropë. Njëra është ajo, që të kujton se duhet të jenë shumë vigjilentë e të informohen më thellë për përgjegjësitë e tyre si burra e gra laike, pa ia lënë barrën vetëm Kishës. Udha tjetër kërkon që politikanët katolikë të jenë më të guximshëm, të përgjigjen njëzëri, kur flitet për solidaritet ndaj të krishterëve më të rrezikuar në vendet evropiane ku, për shembull, mund të jenë pakicë. Ka shumë vende evropiane në të cilat të krishterët praktikantë janë pakicë. E të japin edhe një shenjë solidariteti ndaj të krishterëve të vendeve të tjera, ku janë të persektuar. Prej këndej, mendoj se po të luftojmë për lirinë fetare në Evropë, në fushën mjekësore, etike, edukative, të të drejtave të prindërve, në fushën e kundërvënies së diskriminimit – e atje ku ka një politikë kundër diskriminimit, të krishterët nisin ta humbasin lirinë e veprimit në botën e punës – do të arrijmë të japim një sinjal pozitiv edhe për vëllezërit e motrat, që përballojnë probleme shumë më të rënda se tonat.








All the contents on this site are copyrighted ©.