2014-11-10 13:01:47

Papa priti presidentin e Ganës


Sot, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Papa Françesku priti në audiencë Presidentin e Republikës së Ganës, John Dramani Mahama, i cili u takua më pas me autoritetet e tjera të Selisë së Shenjtë.
“Gjatë bisedës së përzemërt – vihet në dukje në notën e Sallës së Shtypit – u përmendën marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Ganës, duke nënvizuar kontributin pozitiv, që jep Kisha Katolike në fushën shoqërore, edukative dhe shëndetësore, si edhe në promovimin e dialogut ndërmjet komponenteve të ndryshme të shoqërisë. Gjithashtu, u fol edhe për kontributin e saj në të mirë të familjes. Së fundi, u diskutuan çështje të aktualitetit ndërkombëtar e, sidomos, kriza e rëndë humanitare, shkaktuar nga epidemia e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.