2014-11-07 12:01:21

Sekretaria për Ekonominë: doracak për bilancet e enteve të Selisë së Shenjtë


Nismë e re e Sekretarisë për Ekonominë, e cila botoi dhe shpërndau kësaj jave, një doracak të ri për të gjitha zyrat e Vatikanit, duke ripohuar politikat e administrimit financiar, që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2015. Doracaku është miratuar nga Këshilli për Ekonominë dhe nga Papa Françesku.
Sipas Prefektit të Sekretarisë për Ekonominë, kardinalit Geroge Pell, qëllimi i tij është të ndihmojë Entet dhe administratat e Selisë së Shenjtë për të përmirësuar kriteret e procedurat e hartimit të bilanceve, sipas standarteve ndërkombëtare.
“Përdorimi i praktikave dhe i marrëdhënieve të shëndosha e koherente për administrimin financiar kontribuon për një kuadër të qartë të përgjegjësisë së të gjithë atyre, të cilëve u janë besuar pasuritë e Kishës”, nënvizon kardinali Pell.
Linja e re do të përforcojë procesin e programimit të zyrave vatikanase, në mënyrë që fondet në dispozicion të përdoren pa shpërdorime, në shërbim të misionit të Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.