2014-11-07 11:59:57

Gjermani: Kisha katolike kujton 25 vjetorin e rënies së Murit


Kanë kaluar 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit (8-9 nëntor 1989) e Kisha katolike gjermane do të përkujtojë ngjarjen historike. Në Berlin – njofton agjencia Sir – Konferenca ipeshkëvnore katolike gjermane – Dbk – ka organizuar për datën 8 nëntor një simpozium me titullin “Rënia e Murit të Berlinit e pasojat”, “Mbarimi i komunizmit. Fillimi i çka-it ?” dhe “Eksperienca evropiane e perspektivave të 25 vjetëve pas rënies së Murit. Kisha në Evropë”.
Marrin pjesë mes tjerësh kardinali Reinhard Marx, president i Konferencës ipeshkëvnore të Gjermanisë, kardinali Karl Lehmann ( ipeshkëv i Meinz), ambasadori polak në Gjermani, Jerzy Marganski e Wolfgang Shauble, ministri gjerman i financave. Kardinali Marx, ka nënvizuar se “imazhi që dha Gjon Pali II për frymëmarrjen me dy mushkëri është njëra ndër vizionet e madhe të projektit evropian”. Më 9 nëntori ndër ceremonitë përkujtimore është programi i një koncerti në katedralen e Shën Edvigjes.
Dioqeza e Munsterit u kushton hapësirë të posaçme kujtimit që kanë besimtarët për ngjarjen historike, të cilët në faqen e internetit “kirchensite.de” mund t’i lënë dëshmitë e tyre se si i kanë përjetuar ato ditë të vitit 1989.
Në Frankfurt, në Lumburg, është organizuar nga organizata kishtare Renovabis ekspozita fotografike “25 vjet, 25 koka” që rrëfejnë nismat e katolikëve gjermanë në favor të popujve të lindjes evropiane. Në Hamburg do të përurohet më 8 nëntor ekspozita “Katolikët e Ddr”, për të treguar jetën e atyre 25% të gjermanëve të ish Republikës Demokratike që sfidonin ostracizmin e regjimit komunist







All the contents on this site are copyrighted ©.