2014-11-06 13:35:57

Papa Françesku e ka shumë përzemër çështjen e familjes


Papa Françesku e ka përzemër çështjen e familjes, që u trajtuar në Sinodin e tetorit të kaluar e që do të trajtohet sërish në tetorin e vitit 2015. Për një përgatitje sa më të mirë të sinodit të ardhshëm për familjen, të hënën e kaluar më 3 nëntor, Papa foli gjatë me kardinalin Lorenzo Baldisserin. Në program është dërgimi i pyetësorit të ri të gjitha konferencave ipeshkëvnore të botës, për t’i mbledhur kontributet, të cilat do të shërbejnë për përpilimin e një ‘instrumentum laboris’ të ri, dokument që duke përfshirë relacionin përfundimtar të sinodit të jashtëzakonshëm, zhvilluar në tetorin e kaluar, do të jetë bazë e punimeve për sinodin e rregullte të tetorit të 2015, gjithnjë kushtuar temës së familjes. Papa Françesku foli për këtë së bashku kardinalin Baldisseri mase dy orë, të hënën e kaluar.
E dimë se familja është bërthama e shoqërisë njerëzore, por në të njëjtën kohë dimë edhe sfidat e mëdha në të cilat familja kalon çdo ditë. Për këtë, në Sinodin e kaluar të tetorit, etërit sinodalë trajtuan tema nga më të ndryshme kushtuar familjes, pa asnjë tabu, nga bukuria e martesës sakramentore, qëndrueshmëria dhe vlerat e saj, te problemet e shumta si divorci, vështirësitë e të rinjve për të lidhur martesë, çështja e poligamisë, ajo homoseksuale, adoptimi i fëmijëve nga ana e çifteve homoseksuale dhe çështje të tjera rreth familjes. Argumente që u shqyrtuan nga Sinodi i Jashtëzakonshëm që i paraprin tjetrit Sinod që do të mbahet në vitin 2015, gjithnjë kushtuar familjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.