Nëpërmjet ipeshkvijve, vetë Krishti bëhet i pranishëm dhe vijon të kujdeset për Kishën
e vet. Pikërisht në praninë e Tij mund ta njohim fytyrën e vërtetë të Kishës: Kisha
e ushtron amësinë përmes ipeshkvijve, duke na shoqëruar gjatë gjithë shtegtimit mbi
tokë e duke na pushtuar me butësinë dhe ngrohtësinë e saj, posaçërisht kur kalojmë
çaste vuajtjeje. Kështu u shpreh Papa gjatë katekizmit të audiencës së sotme të
përgjithshme, mbajtur në praninë e më se 15 mijë shtegtarëve e besimtarëve, kushtuar
temës “Kisha hjerarkike, Nënë e Shenjtë”. Në qendër të vëmendjes pohimi: “ipeshkëv
nuk është titull nderi, por shërbim”.