2014-11-05 12:17:16

Françesku do të shtegtojë në Torino për Sindonën dhe Dom Boskon


Më 21 qershorin e ardhshëm Françesku do të shkojë në Torino për ekspozimin e Sindonës. Njoftimin e dha vetë Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit.“Përshëndes ipeshkvin e Torinos, imzot Cesare Nosiglia dhe delegacionin zyrtar të dioqezës, me kryetarin e bashkisë, Piero Fasino”, tha Bergoglio në çastin e përshëndetjeve në gjuhën italiane. “Me kënaqësi njoftoj se, në dashtë Zoti, më 21 qershorin e ardhshëm do të shtegtoj në Torino për të nderuar Sindonën e Shenjtë si dhe Shën Gjon Boskon, me rastin e dyqindvjetorit të lindjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.