2014-11-04 14:31:48

Legjionarët e Krishtit: Kushtetuta e re, shenjë e mëshirës së Zotit.


Selia e Shenjtë ka miratuar këtyre ditëve Kushtetutën e re të Kongregatës rregulltare të Legjionarëve të Krishtit, duke përfunduar kështu procesin e shndërrimit e të ripërtëritjes e saj, nisur më 2010 me mandatin e Benediktit XVI e vijuar nga Papa Françesku, pas largimit më 2006 të themeluesit Marcial Maciel, autor i akteve teje të rënda e skandaloze, si abuzimi me të mitur. Atë Maciel vdiq pastaj në vitin 2008. Teksti i Kushtetutës së re është rezultat i një pune të gjatë, që u mbyll me Kapitullin e jashtëzakonshëm të përgjithshëm, mbajtur në janar e shkurt të këtij viti. Bëhet fjalë për një etapë të rëndësishme renovimi përmes konsultimeve e reflektimeve që zgjatën gati tre vjet, me pjesëmarrjen e të gjithë rregulltarëve të Kongregatës së Legjionarëve, siç njofton zëdhënësi i Kongregatës, atë Benjamin Clariond. “Të gjithë ne Legjionarët e Krishtit kemi pasur rastin të marrim pjesë e ta themi mendimin tonë se si e perceptojmë këtë dhuratë të Shpirtit, që kemi marrë ne dhe Kisha përmes nesh, që është edhe karizma jonë. Kjo shpjegohet mirë edhe në Kushtetutë, qëllimi i së cilës është mbrojtja dhe zhvillimi i karizmës që ka Kongregata e Legjionarëve, në shërbim të Kishës e të popullit të krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.