2014-11-03 17:29:08

Papa: në Kishë opinionet e mundshme por pa përçmim


Rivaliteti e vetëlavdërimi janë dy elemente që e lëndojnë Kishën; duhet reaguar me shpirtin e përvujtërisë e të përkimit, pa kërkuar interesin personal: kështu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë Meshës kremtuar në mëngjes në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan.
Duke komentuar Letrën e Shën Palit drejtuar Filipianëve, Papa vërejti se gëzimi i një ipeshkvi është të shohë në Kishën e vet dashurinë, bashkimin e përkimin. Në Kishë njeriu “mund të ketë opinione të ndryshme, kjo është mirë, por përherë brenda kësaj atmosfere: të përvujtërisë, të dashurisë, të dashamirësisë, pa përçmuar askënd”. “Kjo harmoni – nënvizoi Ati i Shenjtë – është hir i Zotit, e bënë Shpirti Shenjt, por ne duhet të bëjmë pjesën tonë, gjithçka është e mundur për ta ndihmuar Shpirtin Shenjtë ta ndërtojë këtë harmoni në Kishë”. Për këtë, Shën Pali i fton Filipianët të mos bëjnë asgjë “për krenari, për vetëlavdërim apo rivalitet”, as të mos “luftojnë njëri kundër tjetrit, as të mos krenohen e të konsiderohen më të mirë se të tjerët”. “Sa herë në institucionet tona, në Kishë, nëpër famulli, për shembull, nëpër kolegje, e gjejmë këtë gjë, apo jo? Rivaliteti; vetëlavdërimi. Këto janë elemente kundër harmonisë, kundër përkimit. E Pali, kujton Papa, na fton të jemi të përvujtë e në shërbim të tjerëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.