Papa Bergoglio: Ringjallja nuk është një ide por realitet e themel i fesë
Ne të krishterët jemi të thirrur “të shkojmë te varri” i Jezu Krishtit për të gjetur
“përgjigjen” e prekur “shkëmbin” e fesë: Ringjalljen. Kështu pohoi Papa Françesku
në homelinë e Meshës kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, për shpirtin
e kardinajve e të ipeshkvijve të vdekur gjatë vitit. Cdonjërin prej tyre, tha Papa,
“Ati Qiellor e shikon me dashurinë e Tij të mëshirshme”. Një e vërtetë
e fesë “që më vështirësi është çuar përpara”, në Bibël bëhet botërisht e qartë në
mënyrë të dukshme para një guri të madh të zhvendosur e para varrit të zbrazët (të
Jezu Krishtit). Nga hapësira e një shpelle të posa groposur, ku në gjysmëhije gjendet
pëlhura e braktisur, jehon një fjalë e pashqiptueshme më parë e pastaj klithma u përhap
prej çative të mbarë botës: Ringjallja. Për t’i kujtuar fytyrat e miqve, të bashkëpunëtorëve,
të vëllezërve të vdekur muajve të fundit – në kornizën solemne të Altarit të katedrës,
në Bazilikën e Shën Pjetrit – Papa Françesku nis reflektimin e tij nga gurra e fesë
së krishterë, nga Jezusi që la varrin i gjallë pas vdekjes: “Nuk na befason
fakti që misteri pashkor, kaq vendimtar, kaq mbinjerëzor si ai i Ringjalljes, të ketë
pasur nevojë për tërë përshkimin, për tërë kohën e nevojshme, deri në Jezu Krishtin.
Ai mundi të thoshte: “Unë jam ringjallja dhe jeta sepse në Të ky mister jo vetëm që
dëftohet plotësisht, por zbatohet, ndodh, bëhen për herë të parë e përfundimisht realitet”.