Home Archivio
2014-11-03 16:57:48
Ernest Koliqi
‘Lamtumirë’
Lâmtumir’! Kaloi prendvera,
muer me vete kangë e fletë;
u thá kopshti e gjethlat era
përtej prrojeve i ka tretë.
M’kan mbulue kujdese tjera
Qyshse nisa t’njof, o Jetë;
s’m’joshin mâ agime e ylbera
tash Mysterin due me pvetë.
Due m’i a terun lott t’mjeruemit,
n’ shgjeta due me i gjujt’ t’praksuemit
n’shkam të Febos tue zân’ pritën.
T’rrzuemin due ta çoj nga balta;
due m’u ngjit’ mbi maje t’ nalta
me shtegtar’ qi kërkojn’ Dritën….
All the contents on this site are copyrighted ©.