2014-10-31 17:07:15

Atë Fishta: DE PROFUNDIS - Shpresa në Zotin


Atë Gjergj Fishta: përkthim i Psalmit 130/129

1. Prej ktej s'ultit zâ'n t'a lshova:
Vrrimen t'ême, Zot, ndigjoje,
Edhè luten ti veshgjoje,
Urë-pervûjtë qi të bâj sod.
2. N'vêsh oroe per shka gabova,
Per shka, i mjeri, vetë t'kam fye,
Kush e qet, o Zot, me tye?
Un shpëtimin e pres kot.
3. Por pse ti, o Perendí,
Jé mishrira e pambarueme,
E pse un lé kam n'Fé të lume,
Ndjesë prej teje sod un pres.
4. Të gjith shpresen në fjalë t'Ti
Shpirti i jêm e ka pështetë,
Edhè kurr un per ketë jetë
Shpresën m'Zotin nuk e tres.
5. Q'se t'bâjë shêj në qiellë agimi
E dér m'mbramjet vonë e vonë,
Shpresën poplli t'két n'Tenzone
Qi dorë-thát t'mjerin s'e kthen.
6. Pse n'Tenzonë gjindet perdlimi,
Gjindet ndjesa edhè mishrira;
Edh' Ai, po, qi âsht vetë e mira,
Fajesh popllin e shperblen.

Atë Gjergj Fishta-1924 - përkthim i Psalmit 130/129







All the contents on this site are copyrighted ©.