2014-10-30 16:26:47

Devocioni i vërtetë ndaj Marisë: Praktika e përkryer


Vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort. Sot, shenjti përshkruan praktikën e përkryer të nderimit të Zojës.RealAudioMP3

115. Ka shumë praktika shpirtërore të devocionit të vërtetë ndaj Zojës së Bekuar, nga të cilat po paraqes, përmbledhtas, më kryesoret:
1. Ta nderosh si nënë e denjë e Zotit, me kultin e saj të tejetskajshëm, domethënë ta çmosh e ta nderosh mbi gjithë shenjtorët e tjerë, si kryevepër hiri e si e para, pas Jezu Krishtit, Hyj i vërtetë e Njeri i vërtetë;
2. t’i meditosh virtytet e saj, privilegjet, veprat;
3. të kundrosh madhështitë e saj;
4. të bësh vepra dashurie, lavdi e mirënjohjeje;
5 t’i lutesh me gjithë zemër;
6. t’i dhurosh vetveten e të njëjtësohesh me të;
7. t’i bësh veprat tuaja për t’i pëlqyer asaj
8. t’i fillosh, t’i vijosh e t’i përfundosh të gjitha punët nëpërmjet saj, në të, me të e për të, që t’i bësh, kështu, përmes Jezu Krishtit, me Jezu Krishtin e për Jezu Krishtin, cakun tonë të mbramë. Do ta shpjegojmë më tej këtë praktikë të fundme(257-265).








All the contents on this site are copyrighted ©.