Më 1 nëntor Papa Françesku kremton Meshë e bekon në varrezat romake në Verano
Në solemnitetin e të ‘Gjithë Shenjtorëve’, të shtunën më 1 nëntor në ora 16.00 Papa
Françesku do të kremtojë Meshën në hyrje të varrezave monumentale të Romës në Campo
Verano. Pas kremtimit të Meshës do të vijojë një moment i veçantë lutjeje për të vdekurit
dhe bekimi i varrezave. Me Atin e Shenjtë Bergoglio do të bashkëkremtojë edhe kardinali
vikar i dioqezës së Romës Agostino Vallini, kryeipeshkvij e meshtarë tjerë. Kështu
njofton zyra e shtypit e dioqezës së Romës, duke i ftuar besimtarët të marrin pjesë
në këtë kremtim.