2014-10-28 14:42:44

Devocioni i vërtetë ndaj Marisë


Veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, po i vjen fundi, së bashku me muajin e Rruzares. Të dëgjojmë se ç’dëshiron të na thotë shenjti sot…RealAudioMP3

111. Kam thënë, tashmë shumë gjëra për Virgjërën e shenjtnueshme: por kam ende shumë për të thënë, e prap do të lë shumë pa thënë, për padije, paaftësi ose për mungesë kohe, në ndjetin për të formuar të devotshëm të vërtetë të Marisë e një dishepull të vërtetë të Jezu Krishtin

112. Oh! Si do të shpërblehej mundi im, nëse ky shkrim i vogël, duke rënë në duart e një shpirti të gatshëm, të lindur nga Zoti e nga Maria, e jo nga gjaku, as nga dëshirat e mishit, e aq më pak, nga vullneti i njeriut, do ta bënte të zbulojë e do t’i frymëzonte, me hirin e Shpirtit të Shenjtë, shkëlqimin dhe vlerën e devocionit të vërtetë e të qëndrueshëm ndaj Virgjërës së Shenjtnueshme, që po e paraqes këtu. Po ta dija se gjaku im prej mëkatari do të mund të shërbente për të bërë që të hyjnë në zemra të vërtetat, që po shkruaj në nder të Nënës sime të dashur Sovrane e Zonjës, biri e skllavi i fundmë i së cilës jam, do ta përdorja në vend të bojës së shkrimit, për t’i radhitur këto shkronja, me shpresë se mund të gjej shpirtëra të mirë që, me besnikërinë e tyre ndaj praktikës, që po mësoj, do t’ia shpërblenin Nënës e Zonjës sime të dashur humbjet e pësuara për shkak të mosmirënjohjes e të pabesisë sime.







All the contents on this site are copyrighted ©.