2014-10-27 15:28:07

Papa takon Presidentin e Ugandës, konfliktet në Afrikë në qendër të bisedimeve


Sot para dite në Vatikan, Papa Françesku priti në audiencë Presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni, me bashkëshorten dhe delegacionin shoqërues. RealAudioMP3 Konfliktet që kanë prekur zona të ndryshme të Afrikës, qenë ndër argumentet kryesore të bashkëbisedimeve të Papa Françeskut me Presidentin e Republikës së Ugandës, Youweri Kaguta Museveni. Gjatë takimit u përmenden “marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Ugandës, me një referim të veçantë për kontributin themelor të Kishës katolike dhe bashkëpunimin me institucionet edukative, shoqërore e shëndetësore. Më tej, u nënvizua rëndësia e bashkëjetesës paqësore ndërmjet komponentëve të ndryshme shoqërore e fetare të Vendit”.
Së fundi, “u shqyrtuan edhe disa çështje me karakter ndërkombëtar, me një vëmendje të veçantë për konfliktet që interesojnë disa pjesë të Afrikës”. Pas bisedimeve me Papa Françeskun, Presidenti Ugandës u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mamberti.
Gjatë momentit të shkëmbimit të dhuratave, duke marrë nga Papa Françesku kopjen e enciklikës “Evangelii Gaudium”, Presidenti tha “do ta lexojë menjëherë e nëse do të vini në Ugandë do të mund të flasim së bashku”. Nga ana e tij Presidenti Museveni i dhuroi Papës librin e tij fotografik mbi Ugandës me titullin “Lufta për liri e demokraci”, e Papa e Presidenti e shfletuan librin duke komentuar së bashku. Papa Françesku i dhuroi Presidentin medaljen e paqes e siç thamë një kopje të enciklikës “Evangeliii Gaudium”. Duke i prezantuar tekstin Presidentit, Papa Bergoglio insistoi mbi faktin se është fjala për “një libër mbi fenë, mbi ndërgjegjen sociale e mbi varfërinë”, e përmendi disa herë të varfrit.







All the contents on this site are copyrighted ©.