Indi: 40 hinduistë radikal sulmuan një bashkësi të krishterë
“Arrestim të menjëhershëm për hinduistët radikalë autorë të sulmit brutal kundër 12
të krishterëve të pafajshëm”, bërë më 25 tetorin e kaluar në Chhattisargh. Këtë u
kërkon autoriteteve të Shtetit të Indisë Sajan George, President i Global Council
of Indian Christians (Gcic), pas sulmeve të fundit kundër të krishterëve, nxitur nga
akuza të rreme për konvertime të detyrueshme . Sulmi – njofton agjencia AsiaNews
– ndodhi në fshatin Madota, në rrethin Bastar, ku muajve të fundit janë regjistruar
ngjarje të shumta persekutimit antikristiane. Para dy ditësh grupi i besimtarëve pati
në program një takim me funksionarë të administratës lokale. Së bashku do ishte dashur
të diskutonin për marrjen e masave gjyqësore, prezantuar nga grupi i të krishterëve
të zonës, për t’ia drejtuar Gjyqit të Lartë të Bilaspur-it, kundër ligjit që ndalon
veprimtarinë e misionarëve të krishterë në disa fshatra të distriktit. Funksionaret
e distriktit dhe shefi i policisë nuk u prezantuan në takim me të krishterët. Në vendin
e tyre, u shfaqen afër 40 militantë të rinj fanatik të lëvizjes radikale hindu të
Sangh Parivar. Këta i sulmuan brutalisht të krishterë e pranishëm, duke i akuzuar
për konvertime të detyrueshme.