2014-10-24 14:57:58

Në nëntor, takimi i Papës me botën e autizmit


Konferenca e 29-të Ndërkombëtare e Këshillit Papnor për Veprimtarët e Shëndetësisë, që do të mbahet në Vatikan nga data 20 deri më 22 nëntor, do të përqendrohet sivjet në problemin e autizmit. Vërtet, tema e saj është “Njeriu me shqetësime të spektrit autist: të zgjojmë shpresën”. Papa Françesku do të takohet me ta në audiencë, ku do të marrin pjesë edhe personalitete të muzikës, si grupi “Tazenda”, këngëtarja italiane Arisa, mjeshtri Giuseppe Barbera dhe mjeshtri Giulio Rapetti, apo Mogol, siç njihet në art një nga autorët më të shquar të këngëve të muzikës së lehtë. Është hera e parë që një papë takohet me botën e autizmit në nivel ndërkombëtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.