2014-10-24 15:05:01

Devocioni i vërtetë ndaj Marisë: të devotshmit, që shikojnë interesin e vet


Vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, ndërsa po vjen fundit i muajit të Rruzares. Sot, do t’ju flasim për të devotshmit, që shikojnë interesin e vet.

103. Janë, më në fund, të devotshmit që shikojnë interesin e vet e ngarendin tek Virgjëra e shenjtë vetëm për të fituar ndonjë gjyq, për të shmangur ndonjë rrezik, për t’u shëruar nga ndonjë sëmundje ose për ndonjë nevojë tjetër kësisoji, përndryshe, do ta harronin fare. Njëra e tjera palë janë të devotshëm të rremë, që nuk pranohen nga Zoti e as nga Nëna e tij e shenjtë.

104. Të ruhemi, edhe, që të mos jemi në numër të të devotshëmve kritikë, që nuk besojnë në asgjë e kritikojnë gjithçka; të të devotshëmve skrupulozë, që druhen se mos janë tepër të devotshëm të Virgjërës së shenjtë, për respekt të Jezu Krishtit; të devotshëmve që vlerësojnë anën e jashtme, i gjithë devocioni i të cilëve s’është, tjetër, veçse praktikë e jashtme; nga të devoçmit pretendues, të cilët me pretekstin e devocionit të tyre të rremë ndaj Virgjërës së shenjtë, kalben në mëkatet e tyre; të të devotshëmve të paqëndrueshëm që, mendjelehtë siç janë, i ndryshojnë praktikat e tyre të devocionit, ose i braktisin plotësisht, në tundimin më të vogël; e edhe nga të devotshmit hipokritë, që shkruhen në bashkëvëllazëri e mbartin simbole të Virgjërës së shenjtë për t’u dukur të mirë; e së fundi, nga të devotshmit për interes, që ngarendin tek Zoja e Bekuar vetëm për t’u çliruar nga sëmundjet e korpit e për të fituar të mirat e kësaj bote.








All the contents on this site are copyrighted ©.