2014-10-23 14:55:55

Papa në mesazhin drejtuar ‘Terra Madre’: asnjë njeriu të mos i mungojë ushqimi.


“Një angazhim më të madh që askujt në botë të mos i mungojë ushqimi i nevojshëm dhe i shëndoshë”. Këtë kërkon dhe uron Papa Françesku në mesazhin e tij, të transmetuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit kardinali Pietro Parolin, që u lexua në Torino gjatë ceremonisë së hapjes së manifestimit “Slow Food” kushtuar komuniteteve ushqimore të botës. Manifestimi u organizua nga rrjeti botëror ‘Terra Madre’, krijuar nga Slow Food më 2004 e që përfaqëson “komunitetet ushqimore” të angazhuara, çdo njëra në realitetin gjeografik e kulturor, për të mbrojtur cilësinë e prodhimeve vendore agro-ushqimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.