2014-10-23 16:53:30

Caritasi Shqiptar kundër Trafikimit të Personave


“Trafikimi i Personave eshte nje plage, nje plage ne trupin e njerezimit, nje plage ne trupin e Krishtit. Trafikimi eshte krim ndaj njerezimit!"
Papa Francesku
18 Tetor 2014: Dita Europiane Kunder Trafikimit te PersonaveKjo dite sherben per te sjelle ne vemendje te vendimarresve, shoqerise civile, agjensive apo institucioneve te ndryshme fenomenin e trafikimit te personave, fenomen ky qe ka prekur jo vetem shoqerine shqiptare por edhe mbare boten. Rreth 27 milion persona (gra, bura dhe femije) trafikohen ne vit.
Shqiperia konsiderohet vend origjine sipas raportit te Departamentit te Shtetit Amerikan mbi Viktimat e trafikimit. Viktimat shqiptare trafikohen per qellime shfrytezimi ne Greqi, Itali Maqedoni, Kosove, Belgjike, Hollande, Gjermani, Irlande, Zvicer dhe Angli. Vetem pak dite me pare BBC raportoi qe numri me i madh i femrave te trafikuara ne Angli vinte nga Shqiperia.
Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi. Shfrytëzimi përfshin, së paku, shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose format e tjera të shfrytëzimit seksual, punën ose shërbimet e detyruara, skllavërinë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë, heqjen e organeve ose servitudet” (Neni 3. (a) i Protokollit të Palermos), brenda apo jashtë vendit.
Caritas Shqiptar prej me shume se 10 vitesh punon ne bashkepunim me Caritaset Dioqezane, organizata dhe insitiucione shteterore per te eliminuar kete fenomen. Duke u nisur nga thirrja e Papes dhe nga misioni I cdo Caritasi ne bote te gjithe ne vazhdojme te angazhohemi ne kete sfide te shekullit tone. Kjo eshte nje çështje qe kërkon një aksion të menjëhershëm, shumë të vendosur dhe të orientuar nga rezultatet, duke i dhënë përparësi parandalimit te ketij fenomeni, mbrojtjes së viktimave dhe rritjes së efektivitetit të institucioneve, shoqerise civile dhe të çdo segmenti përkatës në gjithë zinxhirin kunder trafikimit. Vetem Duke punuar sebashku ne nuk mund te ndjehemi te dobet përballë këtij fenomeni.
Prandaj sot ne kete dite te kujtojme te gjitha viktimat e trafikimit te cilat jane shfrytezuar dhe trafikuar si brenda vendit ashtu dhe jashte vendit. Te sjellim ne vemendje punen qe ben secili nga ne per te luftuar trafikimin. Te ngreme zerin per cdo rast shftrytezimi apo abuzimi dhe se bashku te ndihmojme kedo qe ndodhet ne rrezik.







All the contents on this site are copyrighted ©.