2014-10-22 15:33:53

Papa përshëndet skuadrën e futbollit Bayern Mynih pas fitores së djeshme


Festë e madhe në Vatikan për skuadrën e futbollit Bayern Mynih, që sot paradite udhëhequr nga presidenti i saj, Karl Heniz Rummenigge, u prit nga Papa Françesku, pas fitores së ndjeshme me Romën. Rummenigge i dhuroi Papës topin me nënshkrimet e gjithë skuadrës, simbol i një loje miqësore, së bashku me të ardhurat prej një milion euro, që do të shërbejnë për financimin e një vepre humanitare. Takimi i Papës me skuadrën e Bayern-it që zgjati 15 minuta u mbajt para fillimit të Audiencës së Përgjithshme. Lojtarët u përgëzuan për fitoren nga bashkëpunëtorët e Papës, ndër të cilët disa janë tifozë pikërisht të Romës. Kapiteni Lahm e portieri Neuer më pas i dorëzuan Papës bluzën e Bayernit me shkrimin ‘Françesku’ numër 1. “Ky takim për ne ka qenë një nder i madh”, tha Rummenigge, ndërsa Lahm e Alaba folën për “një eksperiencë të jashtëzakonshme, ndër më të mëdhatë të jetës sonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.