2014-10-22 15:42:11

Devocioni i vërtetë ndaj Marisë: veprat e mira


Vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, ndërsa muaji i tetorit, muaji i Rruzares Shenjte ecën drejt përfundimit. Shkurtimisht, sot shenjti na thotë të bëjmë vepra të mira, nëse duam të jemi të devotshëm ndaj Zojës.RealAudioMP3


100. E gjithë kjo është mrekullisht e dobishme për kthimin e mëkatarit në rrugën e Zotit, edhe të mëkatarit më zemërgur; e nëse lexuesi im është i tillë, edhe sikur ta kishte një këmbë në hon, edhe atë e këshilloj, po me kusht që të praktikojë këto vepra të mira, për të nxjerrë nga Zoti, me ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, hirin e pendimit e të faljes së mëkateve, për të hequr dorë nga zakonet e këqija e për të mos ndenjur qetë-qetë në gjendje mëkati, pa ua vënë veshin brerjeve të ndëgjegjes, por për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, të shenjtorëve e fjalët e urta të Ungjillit shenjt.








All the contents on this site are copyrighted ©.