2014-10-21 15:19:56

Imzot Zef Gashi: reforma e Kishës të nisë nga reforma e klerit.


Imzot Zef Gashi, pjesëmarrës në punimet e Sinodit mbi familjen, përshkon punimet e Asamblesë së III të Jashtëzakonshme kushtuar familjes, që posa ka përfunduar në Vatikan.
Duke përshkuar e lexuar, për Radio Vatikanin, momentet që karakterizuan punimet e këtij Sinodi, imzot Zef Gashi, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike ‘Shën Cirili e Metodi’ dhe kryeipeshkëv i Tivarit të Malit të Zi, pohon se “Kisha, pa ndryshuar doktrinën mbi sakramentin e Martesës, duhet të shqyrtojë mirë veprimtarinë e saj baritore dhe të dialogojë me botën, në mënyrë që bota të vihet në kontakt me Kishën”.
Sipas imzot Zef Gashit, “Kisha duhet të kalojë nga ajo që ungjillëzon, në atë që është ungjillëzuese, do të thotë të dëshmojë me jetë dhe shembull e jo vetëm me predikime”. “Kisha është ikonë e dashurisë së Trinisë Shenjte Hyjnore”, po të dëgjojmë imzot Zef Gashin, njërin prej pjesëmarrësve, që në mikrofonin e Radio Vatikanit, përshkon momentet kryesore të Sinodit kushtuar familjes.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.