2014-10-20 16:12:11

Dom Marjan Paloka: Sinodi dritë për familje në udhën e dashurisë


“Krishti ka dashur që Kisha e tij të jetë shtëpi me dyer përherë të hapura, pas përjashtuar askënd”. Këtë e kujtuan etërit e Sinodit të ipeshkvijve në nuntius, mesazhin përfundimtar të shtunën e kaluar, gjatë mbledhjes së 14-të parafundit të asamblesë së përgjithshme të jashtëzakonshme të ipeshkvijve kushtuar familjes.
Në tekst – që është miratuar me shumicën dërmuese të të pranishmëve në sallë – sinodi shpreh mbështetjen ndaj atyre barinjve shpirtëror, besimtarëve e komuniteteve që janë të gatshëm t’i shoqërojnë e ndihmojnë qiftet dhe familjet në vështirësitë e vuajtjet e tyre”. Po kështu teksti mesazhit shpreh “admirimin e mirënjohjen” edhe “të gjitha familjeve të kontinenteve të ndryshme e në veçanti atyre që ndjekin Krishtin që është udha, e vërteta dhe jeta” duke ofruar Kishës e botës dëshminë besnike të bukurisë së jetës familjare.
Etërit sinodalë biseduar rreth vlerave e krizave që përjeton familja sot. Ata pranuan se në jetën familjare të realitetit bashkëkohor ekzistojnë “dritë hijet, sfidat ekzaltuese, po nganjëherë edhe provat dramatike”. E Kisha është pranë, madje bashkë me familjet që janë në krizë, pikërisht për të ndihmuar në ndriçimin e vlerave e në kapërcimin e së keqes dhe të mëkatit”. Mesazhi i referohet në mënyrë të veçantë, sfidave të besnikërisë, krizave martesore, vuajtjeve në familje, vështirësive ekonomike e varfërisë, plagëve shkaktuar nga luftërat, dhuna, abuzimet, shfrytëzimet, migracioni e tjera”. “I bëjmë thirrje – pohojnë ipeshkvijtë në mesazhin përfundimtar të Sinodit – qeverive e organizatave ndërkombëtare të promovojnë të drejtat e familjes për të mirën e përbashkët”.
Po kështu, Sinodi fton ta drejtojmë vështrimin drejt “dritës që në errësirë (mbrëmje) shkëlqen pas dritareve nëpër shtëpi: ajo ndriçon e ngrohë trupat e shpirtrat”.
E për një bisedë mbi Sinodit e ipeshkvijve kushtuar familjes që posa ka përfunduar në Vatikan, të dëgjojmë dom Marjan Palokën.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.