2014-10-18 13:18:35

Sinodi/Dëshmi e mjekes shqiptare katolike, Ana Dardeli për familjen e shëndoshë


Sinodi i Familjes, që po përfundon në Vatikan, vuri në dukje dy fjalë – shtylla të asamblesë së përgjithshme të ipeshkvijve: shoqërimi dhe mikpritja. Sidomos kur është fjala për argumentet më të nxehta të Sinodit, të cilat u rrahën gjerësisht nga etërit sinodalë, si të divorcuarit e rimartuar, apo bashkimet ndërmjet homoseksualëve, duke e vënë theksin në kujdesin për njeriun si të tillë. Kujtojmë se në Sinod morën pjesë edhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra dhe ai i Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashi. E ndërsa Papa do ta mbyllë Sinodin me meshën e nesërme, duke marrë në dorë mesazhin e sotëm të ipeshkvijve për familjet e gjithë botës dhe relacionin përfundimtar të Sinodit, i cili do të jetë baza e Sinodit të ardhshëm të zakonshëm për Familjen, në tetor 2015, ne përvijojmë temat e diskutuara me mjeken shqiptare Ana Dardeli, me banim në Itali, katolike, e martuar, me dy fëmijë. Është dëshmia e një familjeje të shëndoshë gjysëm shqiptare e gjysëm italiane. Por t’ia japim fjalën Anës..RealAudioMP3 .








All the contents on this site are copyrighted ©.