2014-10-14 14:10:12

Ditët ekumenike të Biblës në Poznan


Në qytetin Poznan të Polonisë po zhvillohen punimet e Ditëve ekumenike të Biblës.
Liturgjia e Fjalës së Zotit, që do të kremtohet të shtunën e ardhshme në Katedralen e Poznan-it, do të jetë momenti kulmor i Ditëve ekumenike të Biblës, që po zhvillohen në qytetin polak nga 13 deri më 18 tetor. Sivjet tema e nismës së propozuar për të trembëdhjetën herë nga Grupi ekumenik është nga Pslami 73: “ E mira e ime është të qëndroj pranë Hyjit”. Liturgjia solemne, në të cilën mungon kryeipeshkvi i Poznan imzot Stanislaw Gadecki pse është i pranishëm në punimet e Sinodit në Vatikan mbi familjen, do të kryesohen nga Primati i Polonisë, kryeipeshkvi i Varshaves, imzot Polak.
Gjatë punimeve të javës ekumenike, mes argumenteve e debateve spikat ai kushtuar dhuratës dhe pyetjeve që lindin rreth “martesave të përziera” në të cilat marrin pjesë katolikë, ortodoksë e protestantë. Përveç koncerteve, takimeve të lutjes e të poezisë, në qytet është organizuar edhe një ekspozitë ‘flash mob biblike’, për fëmijë e të rinjtë, për t’u ofruar kështu një mundësi të volitshme për të “thelluar njohjen e Biblës e për të jetuar historinë e Shën Jozefit”, shpjegojnë organizatorët.







All the contents on this site are copyrighted ©.