2014-10-13 10:37:50

Papa, afër viktimave të përmbytjes në Gjenovë


Në fund të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku foli për popullsinë e Gjenovës, e cila këto ditë po lufton me vërshimin e ujit, që ka përmbytur udhë e shtëpi të qytetit italian, duke shkaktuar dëme të mëdha:RealAudioMP3
“Në këtë moment, mendimi ynë shkon në qytetin e Gjenovës, edhe një herë, dëmtuar rëndë nga përmbytja. Siguroj lutjen time për viktimën e për të gjithë ata, që kanë pësuar dëme të mëdha. Zoja e Rojes e ruajtë popullsinë e dashur gjenoveze gjatë impenjimit solidar për të kapërcyer këtë sprovë të rëndë”.
Kisha Katolike ka caktuar një milion euro për t’i ardhur në ndihmë popullsisë, e cila akoma pret zhbllokimin e rreth 2 miliard eurove, dhënë nga shteti tre vjet më parë, në një situatë të ngjashme, por të pashpenzuara për ristrukturimin e qytetit, për shkak të burokracisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.