2014-10-09 13:44:39

Libraria e shtëpia botuese e Vatikanit në panairin e Librit në Frankfurt


U hap dje në Frankfurt të Gjermanisë edicioni 66-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit: mase 7 mijë ekspozues të ardhur nga 103 Vende të ndryshme të botës. Është e pranishme me një stand edhe Libraria e shtëpia botuese e Vatikanit (Lev). Don Giuseppe Costa, Drejtori i shtëpisë botuese të Vatikanit, pohon se në këtë panair ndërkombëtar “ka një interes të veçantë për librat e shtëpisë botuese të Vatikanit, natyrisht, mbi të gjitha vëmendja është për Papa Françeskun por edhe për libra tjerë, si vëllimi i imzot Toso mbi Doktrinën shoqërore të Kishës, librat mbi Papa Palin VI, botimet e ndryshme të Biblës e tjerë. Do të thosha se botimet fetare evropiane, megjithë krizën e përgjithshme që ekziston, shkojnë më shumë se vitin e kaluar. Ka një interes të jashtëzakonshëm për tërë prodhimin tonë e editorët janë shumë të interesuar për ndërhyrjet e Papa Françeskut, aq sa kanë rezervuar dokumentet e reja, kanë porositë Enciklikën e ardhshme papnore, kur do të dali. Kemi pasur takime me mase 70 editorë. Në Frankfurt, pra, panairi është një vend takimi, shkëmbimi, sigurisht që flitet për vështirësi por edhe shpresa, këndej është një atmosferë pozitive”.







All the contents on this site are copyrighted ©.