2014-10-07 10:42:08

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë” par. 74, 75


Gjatë muajit të Rruzares vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort. Në pjesën që do të lexojmë sot, shenjti sqaron se si dashuria për Zojën e Bekuar na çon drejt Krishtit.RealAudioMP3


74. Çka pohoj për Jezu Krishtin në mënyrë absolute, e them për Virgjërën e shenjtë në mënyrë relative, duke e pasë zgjedhur Jezu Krishti shoqe të pandarë të jetës, të vdekjes, të lumnisë e të pushtetit të Tij, në qiell e pëmbi dhe, i dha, kështu, përmes hirit, relativisht në krahasim me Madhërinë e tij, të gjitha të drejtat e privilegjet që zotëron sipas natyrës së vet. Thonë shenjtorët: “Gjithçka i vjen Hyjit prej natyrës, Marisë i vjen prej hirit”; prej këndej, sipas tyre, duke pasur të dy të njëjtin vullnet e edhe të njëjtin pushtet, kanë edhe të njëjtit nënshtetas, shërbëtorë e skllevër.

75. Sipas mendimit të shenjtorëve e të shumë njerëzve të ditur, mund të themi se jemi skllevër të dashurisë së Virgjërës së Shenjtë, për t’u bërë kështu, më përsosurisht, skllevër të Jezu Krishtit. Zoja e Bekuar është mjeti, që i shërbeu Zotit për të ardhur ndër ne; e edhe mjeti, që duhet të na shërbejë ne, për të shkuar tek Ai; ajo nuk është si krijesat e tjera, që do të mund të na largonin nga Hyji, në vend që të na afronin, nëse do të lidheshim fort me ta; ndërsa prirja më e fortë e Marisë është të bëhet një me Jezu Krishtin, birin e saj; e prirja më e fortë e Birit, është të shkohet tek ai, përmes Nënës së tij tësShenjtë; e kjo e kënaq e i bën nder, si do t’i bënte një mbreti, po t’i shërbeje si skllav mbretëreshës, për t’u bërë përsosurisht nënshtetas e skllav i tij. Prandaj etërit e shenjtë, e shën Bonaventura pas tyre, thonë se Zoja e Bekuar është udha për të shkuar tek Zoti.








All the contents on this site are copyrighted ©.