Programi i vizitës së Papës në Strasburg. Në vitin 2015, Ati i Shenjtë kthehet në
Francë
U publikua sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë programi i vizitës së Papës
Françesku në institucionet evropiane të Strasburgut, më 25 nëntor. Papa do të niset
pak pas orës 8.00 nga aeroporti i Fiumicino-s. Në orën 10.35 do të flasë para Parlamentit
Evropian. Në orën 12.05, para Këshillit të Evropës. Ati i Shenjtë kthehet në Romë
pak para orës 16.00, në aeroportin e Ciampino-s. Duke iu përgjigjur pyetjeve të
gazetarëve, drejtori i Sallës së Shtypit, atë Federiko Lombardi sqaroi se Papa ka
ndërmend të bëjë një udhëtim apostolik në Francë, në vitin 2015.