2014-10-07 13:47:37

Papa: më 20 tetor, Koncistori do të zgjerohet me diskutime për Lindjen e Mesme


Koncistori i 20 tetorit, i parashikuar për disa çështje kanonizimi, do ta zgjerojë tematikën e do të kthehet në një mbledhje, ku të gjithë kardinajtë dhe patriarkët do të flasin mbi gjendjen në Lindjen e Mesme. Si bazë do të merren materialet e takimit të kaluar ndërmjet nuncëve apostolikë. Lajmin e dha atë Federiko Lombardi, gjatë takimit me gazetarët, pas punimeve të paradites të Sinodit mbi Familjen.
“Kardinali Parolin – sqaroi atë Lombardi, duke iu referuar Sekretarit të Shtetit të Vatikanit – do të bëjë një hyrje e më pas, kardinajtë do të diskutojnë mbi këto tema”, në një Koncistor të zgjeruar me dëshirën e Papës Françesku.







All the contents on this site are copyrighted ©.