2014-10-07 11:53:42

Papa, Karitasit Ndërkombëtar: çojeni zërin për të uriturit


Videomesazh i Papës për Karitasin Ndërkombëtar, në mbështetje të fushatës botërore “Një familje njerëzore e vetme. Ushqim për të gjithë”.RealAudioMP3
“Pata uri e më dhatë të ha. Fjalët e Zotit – nënvizon Ati i Shenjtë – na përkasin drejtpërdrejt sot, sepse na thonë se kthehemi nga ana tjetër, se e shohim me indiferencë të afërmin, që ka uri”.
Mesazhi i Papës hap javën e fushatës së Karitasit, që ka për qëllim të kujtojë e të risojë veprimtaritë e nisura më 10 dhjetor 2013 në 164 vende të botës, në Ditën e të drejtave të njeriut. Nisma synon zhdukjen e urisë në botë brenda vitit 2025, duke angazhuar rrjetin e solidaritetit kishtar ndaj më të varfërve. Kujtojmë se objektivi i Mijëvjeçarit për të përgjysmuar numrin e të uriturve brenda vitit 2015, objektiv i vendosur nga OKB-ja, nuk do të arrihet. Që këndej, thirrja e re e Papës Françesku:
“I inkurajoj besimtarët të marrin pjesë në fushatën ‘Ushqim për të gjithë’ e ta ngrenë zërin në favor të të uriturve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.