Salezianët e Prishtinë përuruan një qendër sportive për të rijnë
Qendra Edukative Sociale ‘Don Bosko’ e Salezianëve në Prishtinë, me drejtor don Izidor
Llukiq, u ofron të rinjve të kryeqytetit të Kosovës një hapësirë të përshtatshme sporti.
Kjo qendër pati një festë të bukur të premten e kaluar për nxënësit e shkollës, rininë
dhe qytetarët e interesuar të Prishtinës, të cilët tash e tutje do ta kenë në dispozicion
Qendrën Sportive, e cila u përurua të premten e kaluar. Përurimi i kësaj qendre sportive
u bë me një simbolikë interesante, ku ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji qëndroi
në portën e futbollit të vogël, duke e mbrojtur gjuajtjen e topit nga Eprori i Përgjithshëm
i Salezianëve të mbarë botës, spanjolli don Angelo Fernandes, pasardhësi i dhjetë
i Shën Gjon Boskos. E gjithë kjo ndodhi në praninë e nxënësve të shkollës të kësaj
qendre dhe shumë të pranishmeve të tjerë në këtë manifestim, i cili u përshkua edhe
me muzikë spanjolle e këngë popullore shqiptare, duke krijuar atmosferë të këndshme
vëllazërimi. Don Anglo Fernandes, në fjalën e tij përuruese foli për rëndësinë
e kësaj qendre rinore në Kosovë, përkatësisht Prishtinë e Gjilan, për edukimin dhe
arsimimin e gjeneratave të reja sipas shembullit salezian, të priftit dhe edukatori
të fëmijëve e të rinjve don Gjon Bosko. Ai me këtë rast u shpreh i kënaqur me
punën që bënë stafi i kësaj qendre dhe uroi nxënësit për suksese të gjithëmbarshme.‘Nuk
e kam ditur që të rinjtë në Prishtinë janë kaq simpatik, po ashtu jam mahnitur edhe
me aftësitë e tyre artistike. Për këtë do t’i tregojë gjithë botës në udhëtimet e
mija’’, tha në përshëndetjen e tij saleziani don Angelo Fernandes, i cili udhëheq
Salezianët e don Boskës në mbarë botën. Ndërtimin e kësaj Qendre Sportive e ka
financuar, Qeveria Gjermane. Përfaqësuesi i saj, Rino Vadis me këtë rast tha se do
ti lidh tri ngjarje të rëndësishme: Po festojmë Natën e Bajramit, 200 vjetorin e lindjes
se dom. Boskës si dhe Ditën Kombëtare të Gjermanisë, duke shpreh kënaqësinë për kontributin
e që ka dhënë qeveria e tij për Kosovën dhe popullin e saj. Ndërkaq, Shkëlqesia
e tij, Imzot Dodë Gjergji tha se kjo qendër nuk është as e katolikëve e as e myslimanëve,
por ky projekt është i të gjithë nxënësve e qytetarëve të Prishtinës. Me këtë rast
ipeshkvi i Ipeshkvisë se Kosovës, shprehu përgëzimet për të gjithë besimtarët myslimanë,
duke uruar: Për shumë vjet, Festa e Bajramit! Nga Prishtina Rabie Ibraj...................