2014-10-05 13:20:33

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë” par. 71


Pasi na ka shpjeguar se ne jemi skllevër të zemrës për Zotin, pra i qëndrojmë besnikë me dëshirë e dashuri, Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, në kapitullin “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë”, në veprën “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, sqaron pse kjo skllavëri është më e mirë se shërbimi i thjeshtë.RealAudioMP3

71. Shërbëtori ndryshon plotësisht nga skllavi:
1. Shërbëtori nuk ia jep zotërisë gjithçka ka e gjithçka mund të fitojë nga të tjerët ose nga vetja; ndërsa skllavi ia jep të zot gjithë vetveten, me gjithçka ka mbas shpirtit e gjithçka mund të fitojë, pa kurrfarë përjashtimi.
2. Shërbëtori kërkon pagë për shërbimet që i bën zotërisë, ndërsa skllavi nuk mund të kërkojë asgjë, sado zellshëm a fort të punojë.
3. Shërbëtori mund të largohet nga zotëria kur të dojë, ose kur përfundon koha e tij e shërbimit.
4. Zotëria i shërbëtorit nuk ka mbi të asnjë të drejtë për jetë a vdekje, sepse, po ta vrasë, siç do të bënte me ndonjërën nga kafshët e barrës, do të kryente një vrasje të padrejtë; ndërsa zotëria i skllavit e ka me ligj të drejtën mbi jetën e mbi vdekjen e tij, mund t’ia shesë kujt të dojë ose mund ta mbysë, siç do të bënte me kalin e tij.
5. Së fundi shërbëtori është në shërbim të zotërisë vetëm për një farë kohe. Skllavi, përgjithmonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.