2014-10-03 13:36:28

Sinodi i jashtëzakonshëm mbi familjen do t’i dorëzojë dokumentin përfundimtar Papës


Sinodi i jashtëzakonshëm mbi familjen që hap punimet të hënën e ardhshme (5 -19 tetor) do të mbyllet me “dokumentin përfundimtar”, i cili quhet “Relatio Synodi” e do t’i dorëzohet Papës. Kështu pohoi sekretari i sinodit, kardinali Lorenzo Baldisseri, gjatë një konference shtypi. “La Relatio post disceptationem”, në mbarim të javës së parë të punimeve të sinodit, do të përbëjë bazën për vazhdimin e punimeve të javës së dytë në ‘grupe të vogla’, që Etërit pjesëmarrës do të marrin në shqyrtim në përgatitjen e Dokumentit e fundit Relatio Synodi. Ky dokument, së fundi, do t’i dorëzohet Papës Françesku.







All the contents on this site are copyrighted ©.